E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta nga Kucova Presidenti te jete nje figure mbi palet

Gjatë një takimi me të rejat e LRI-së dhe me gratë e qytetit të Kuçovës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta është shprehur se zgjedhja e presidentit është e pashmangshme, ndërsa ka theksuar se konsesnsui është i nevojshëm, por jo një mënyrë për të mbetur pa president.
“Shqipëria do të ketë patjetër presidentin e saj në kohën e duhur, pra e kam fjalën për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Është një zgjedhje e pashmangshme për shkak edhe të kushtetutës dhe bazuar mbi kushtetutën. Konsensusi është i nevojshëm dhe natyrisht i mirëpritur, por e theksoj se konsensusi nuk mund të jetë një mënyrë për të mbetur pa president, që do të thotë se në çdo rast do të kemi president të zgjedhur me Kushtetutë, unë do ta dëshiroja me konsensus sa më të gjerë”- deklaroi Meta
Duke nënvizuar se LSI-ja është në shërbim të procesit, që të jetë sa më konstruktiv dhe transparent, Meta ka theksuar se Shqipërisë i duhet një figurë që të garantojë funksionimin e institucioneve dhe një figurë që të qëndrojë mbi partitë dhe interesat e tyre .
“Kemi nevojë për një figurë që të garantojë funksionimin e institucioneve modernizimin e pandërprerë të tyre dhe për një figurë që të qëndrojë mbi partitë dhe interesat e tyre”- shto kreu i LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›