Dhuna ndaj nxënësve shqiptarë në Maqedoni, reagon Shqipëria

Në një njoftim të shpërndarë për mediet, Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit.
“Ministria e Punëve të Jashtme beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e fajtorëve. Ngjarje të tilla, të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje”, thuhet në reagimin e MPJ.
Në incidentin që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy netët pasuese po ashtu nuk kanë qenë të qeta. Mediat maqedonase kanë njoftuar për incidente të shumta që kanë ndodhur në disa zona të kryeqytetit edhe gjatë mbrëmjes së djeshme./Start/
2012-03-10 09:42