Tiranë, sekuestrohet një punishte e falsifikimit të parave në Rinas
TIRANE - Është sekuestruar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme një punishte e falsifikimit të parave dhe shuma përreth 10 milionë lekë të vjetra. Punishtja ndodhej në afërsi të Rinasit.
Operacioni për shkatërrimin e bazës së falsifikimit të kartëmonedhave është realizuar nga policia e anti-krimit ekonomik, dhe është ende në zhvillim.
Deri më tani policia ka sekuestruar makinerinë që bënte falsifikimin dhe mjete të tjera të cilat ndodheshin në punishte, ndërsa janë vënë në pranga disa persona.
Hetimi ishte i nisur prej disa kohësh dhe ishin përdorur teknika të ndryshme në funksion të evidentimit të veprimtarisë së kësaj punishteje, si filmime, përgjime e të tjera.
Në orën 21:00 policia do të dalë në një deklaratë për mediat ku do të japë detaje mbi operacionin e kryer.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)