Tiranë, sherr mes dy personave, plagoset me armë zjarri 23-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sot në afërsi të Liqenit artificial në Tiranë, ku një sherr i çastit ka përfunduar në përdorimin e armës ndaj 23-vjeçarit, Arbër Kosuni.
23-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin e plagosjes i cili është shpallur në kërkim, si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.