E Diel, 1 Nëntor 2026

PR kundër Ramës: Mbështet parimin stalinist se toka i takon atij që e punon

Gazeta Shqip

maksim begeja PRPartia Republikane kundërshtoi premtimet e Edi Ramës lidhur me çështjen e tokave. Duke iu referuar parullës Toka i takon atij që e punon, kjo parti tha se Rama i është kthyer premtimeve leniniste.

Vizioni juaj anarkist, me reminishenca të hapura bolshevike, janë pasojë e një politike të pathelluar shteruese, madje egoiste që përbuz pronarët e vërtetë, që thellon edhe më tej problemet e pronës në vendin tonë. Ndaj do të ishin mjaft shqetësuese për partnerët tanë kombëtarë të cilët e njohin dhe vlerësojnë si të shenjtë pronën private. Partia Republikane është e bindur se këto premtime do të priten me indiferentizëm dhe pasivitet nga elektorati, madje do të shpërfillen si karikatura të demokracisë, deklaroi zoti Maksim Begeja, kryetar politik i PR për Qarkun e Tiranës.
28 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

PR kundër Ramës: Mbështet parimin stalinist se toka i takon atij që e punon burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›