Tiranë, shpërthen gjeneratori, plagosen katër persona
Share
Shpërthimi i një gjeneratori ka vënë në alarm serioz Lundrën. Aksidenti i rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë ku shpërthimi i gjeneratorit ka lënë të plagosur kater persona. Menjëherë të plagosurit janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Megjithatë ngjarja nuk mbaron me kaq, pasi shpërthimi ka ndodhur pranë një cisterne nafte duke e bërë të rrezikshëm zjarrin që ka përfshirë godinën e këtij karburanti. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve dhe ato të policisë, të cilat po përpiqen të vënë në kontroll situatën./ora-news