Tërhiqen inspektorët e KLSH, qeveria nis të kontrollojë financat e KLD-së

Komisioni Spahiu
Kontrollorët e Bujar Leskajt zbythen sapo hyn në punë qeveria. Ekzekutivi ndërhyn tek gjyqësori
Ky është një sulm i paprecedent ndaj gjyqësorit shqiptar. Siç raporton e përditshmja Shqip, një grup pune është ngritur nga Ministria e Financave për të kontrolluar Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Grupi i punës është ngritur nga ekzekutivi pas kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu. Por ajo që të habit më shumë në këtë mes është se inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë tërhequr nga hetimi financiar, duke i hapur rrugë qeverisë. Në ditën e parë në KLD kanë trokitur tre persona nga Ministria e Financave, kurse më pas grupi është shtuar me dy persona të tjerë nga Kuvendi.
Spahiu pati deklaruar se të drejtën e kontrollit financiar e ka KLSH, e cila ishte duke kryer hetimet e saj. Më pas Kuvendit mund të merrte rezultatet e këtij kontrolli. Mazhoranca ka vendosur të shtyjë afatet për hetimin e Spahiut edhe me dy javë.