E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet shkaktojne permbytje ne te gjitha rruget e Vlores

Në vetëm dy orë reshje shiu dhe rrugët e Vlorës janë permbytur të gjitha.
Bulevardi Vlorë-Skelë, zona në lagjen 24 maji, Lagjia Pavarësia, Isa Boletini, hyrja e qytetit dhe ajo e spitalit, u bllokuan totalisht.
Në befasi duket se janë zënë nxënësit e shkollës “Mustafa Qemal Ataturk” të cilët u izoluan për shumë kohë derisa ka filluar të bjerë niveli i ujit.
Përmbytja në Vlorë është shumëherë e përsëritur, por askush nuk ka marrë masa për ta ndryshuar atë. Shkak kryesor janë kanalet e bllokuara dhe përgjegjës për këtë gjendje janë vendorët. Këtë herë asnjë rrugë nuk i shpëtoi vërshimit të ujit, i cili ka sjellë edhe kaos në qarkullim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›