E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin trupi i pajetë i prokurorit Hana, nesër homazhet

TIRANE- Pak pas orës 18:00 trupi i pajetë i prokurorit Xhevat Hana mbërriti nga Italia në aeroportin “Nënë Tereza”.

U prit nga familjarë dhe kolegë te tij.

Nesër zhvillohet ceremonia percjellese per nder te tij.

Prokurori i ndjerë Xhevat Hana, u nda nga jeta pas nje semundje te rende në Itali.

Homazhet do te zhvillohen ne ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë në Tiranë nesër nga ora 11.00 deri 12.00. Nderkohe qe me tej, trupi i pajete do te prehet ne varrezat e Tufinës.

Xhevat Hana, humbi jetën më 5 janar në një spital në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë, nderkohe qe kreu i shtetit, prokurore e kolege, e kane quajtur humbje te madhe ndarjen e tij nga jeta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›