E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sot nëmbrëmje miqësorjaShqipëri- Andora

TIRANE- Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje në një ndeshje miqësore skuadrën e Andorrës.Ndeshja do të luhet sot në mbrëmje, në orën 20.00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Kuqezinjtë do të kërkojnë një fitore të thellë, duke qenë se Kuzhe e konsideron këtë takim si një test për ndeshjen me Luksemburgun në shtator.
Ndonëse përballë do të jetë një kundërshtar tepër modest, trajneri i kombëtares Josip Kuzhe ka vendosur të hedhë në fushë një skuadër të balancuar, për të mos i lënë asnjë mundësi Andorrës që të rrezikojë. Shqipëria do të luajë me skemën klasike 4-4-2, ku pas dy sulmuesve kryesorë Kapllani e Salihi, do të jenë futbollistë si Skela apo Hyka. Ndërkohë, eksperimente edhe në mbrojtje, ku Andi Lila do të jetë në qendër bashkë me Vrapin, ndërsa në krahë do të luajnë Vangjeli dhe Agolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›