E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, taksa e gjelbërimit, ankohen shtresat në nevojë

Të majtët në Këshillin Bashkiak i janë bashkuar shqetësimit të qytetarëve që i përkasin shtresave në nevojë për pagimin e taksës së gjelbërimit. Sipas kësaj kategorie deri në 2011-tën ata kanë përfituar një pagesë minimale, e cila nuk është marrë parasysh në muajin janar, ndërsa bashkia nuk ka bërë asgjë për ti kompensuar.

Kreu i këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak, Aldrin Dalipi ka kërkuar ndërhyrjen sa më shpejt të bashkisë së Tiranës për zgjidhjen e kesaj cështje. Ai ka denoncuar gjithashtu një mosrakordim mes datës së nënshkrimit të kontratës mes Bashkisë e Ujësjellësit dhe datës kur qytetarëve u ka ardhur fatura për të paguar bashkë me ujin edhe taksën e gjelbërimit.

Kategoritë në nevojë sikurse janë pensionistët, vetëranët ,të verbrit etj për shkak të statusit të tyre përfitojnë kompensim nga bashkia e Tiranës për pagesën e taksës së gjelbërimit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›