Kosovë, arrestohen gjashtë agjentë serbë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale Sulm ndaj rendit juridik të Kosovës.
Drejtoria për hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.
"Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale “ Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” thuhet në komunikatë.
Personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë:
Z. Denic
M. Dimitrievic
T. Denic
N. Trajkovic
D. Stojkovic
G. Matrapazovic
Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar ne cilësinë e provave material:
1.pushkë e llojit M48
1. pushkë Gjuetie
1 pushkë ajrore
1. Arme revole TT 762 m
473 fishek 7.62 m
2. Uniforme e policisë Serbe kompletë
4 Lop Top
2 Shtëpiza Kompjuterëve
5 Kartela Identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.