E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX: Nuk kemi lëvizje të lirë në veri

Ndonëse vendkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje janë hapur për trafik, Eulex vazhdon të mos ketë liri të plotë të lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës, tha sot zëdhënësja e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Irina Gudeleviç.

Në një komunikim me gazetarët e Beogradit, të cilët sot vizituan pikëkalimin Bërnjak, Gudeleviç tha se “barrikadat janë ende problem” dhe shtoi se “në vendkalimet Bërnjak dhe Jarinje janë doganierët dhe policët e Eulex, të cilët kanë pushtet ekzekutiv, ndërsa të pranishëm janë edhe doganierët dhe policia e Kosovës”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›