E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, tentohet të grabitet një argjendari, plagoset shitësja

Tentohet të grabitet në mes të ditës një argjendari në kryeqytet.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Ministrisë së Arsimit ku persona të maskuar ka hyrë brenda në argjendari dhe në pamundësi për të kryer grabitjen kanë plagosur me thikë shitësen.
 

Menjëherë grabitësit janë larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur ndërsa shitësja e plagosur është dërguar me urgjencë në spital dhe gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e grabitësve dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›