Sllovaki, të majtët fitojnë zgjedhjet parlamentare

Rezultatet paraprake tregojnë se opozita e majtë në Sllovaki ka shënuar fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Me fletëvotimet e numëruara të 5,811 qendrave të votimit, nga 5,956 sosh, Zyra e Statistikave ka bërë të ditur sot se partia e ish-kryeministrit Robert Fico ka fituar 44.8 për qind të votave, ose 84 vende të parlamentit prej 150 vendesh. Rezultatet i lejojnë Ficos të qeverisë i vetëm.
Zgjedhjet e së shtunës erdhën si pasojë e një raporti të dalë nga shërbimi shtetëror i inteligjencës, që fliste për ryshfete dhe korrupsion në privatizim dhe kontratat e tenderave.
Akuzat rridhnin nga periudha 2005-06, kur Mikulas Xhurinda ishte kryeminstër. Xhurinda tani është ministër i Jashtëm, ndërsa partia e tij është pjesë e koalicionit qeverisës.