Grabitje në tentativë, plagoset me thikë shitësja e argjendarisë
Tiranë- Një shitëse e një argjendarie në Tiranë ka mbetur e plagosur me thikë gjatë tentativës për grabitjen e sendeve të cmuara. SHitësja është A. Berisha 39 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndohur në Rrugën e Durrësit rreth orës 11.00. Grabitësi ka hyrë në argjendari dhe nën kërcënimin e thikës i ka kërkuar shitëses sendet e ccmuara. Kjo e fundit pasi ka refuzuar t`ia jap, është qëlluar nga grabitësi me thikë. Menjëherë pas kësaj, agresori është larguar nga vendngjarja.
Forca policore kanë mbërritur në vendine e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën përtëbërë të mundur kapjen e autorit,i cili është identifikuar por emri i tij nuk bëhet publik për arsye hetimi. Ndërkohë shitësja e argjendarisë është dërguar mënjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkrime të tjera me interes:
- Vlorë- Grabitje me armë në argjendari, plagoset pronari Vlorë- Dy persona ende të paindetifikuar kanë grabitur një argjendari...
- Cërrik- Plagoset me thikë një 21-vjeçar, në pranga autori Cërrik- Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas...
- Divjakë- Plagoset me thikë 22-vjeçari, pas një sherri banal Divjakë- Një grindje banale mes dy të rinjve ka sjellë...