E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, tentohet të grabitet një bankë

Një filial bankë ëhtë tentatuar të grabitet në sheshin "Rilindja" në Zogun e Zi në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 të ditës së sotme, kur një person i armatosur ka tentuar të grabisë filialin e një banke, ndërkohë që dyshohet se një grup tjetër personash ishin jashtë filialit në mbështetje të grabitësit. Ndërkohë që është afruar një patrulle e policisë grabitësi është detyruar të largohet pa arritur të marrin gjë nga banka. Mësohet se kanë qënë drejtuesit e bankës, ata që njoftuan menjëherë policinë. Kjo është hera e dytë që i njëjti filial banke bëhet pre e grabitësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›