E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, tentojnë të grabisin 10mijë euro në exchange, dështojnë

TIRANË - Tentativë grabitjeje e një shume prej 10 mijë euro në një pikë exchange, e quajtur "Grejsi" në kryeqytet, pikërisht përballë ish-ambasadës jugosllave te "Rruga e Durrësit".

Kanë qenë 3 të rinj, të cilët sot në mesditë kanë tentuar të grabisin pa armë këtë exhange, por gjithçka është neutralizuar nga policia private që mbikëqyr këtë zonë, e cila ka kapur një nga autorët sapo ka dalë nga exchange dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerët. Grupi i grabitësve përbëhej nga 3 të rinj të moshave 18-25 vjeç mes të cilëve edhe një vajzë, e cila ka synuar të hutojë punonjësen e exchange.
 
Grabitësit janë emra të njohur për policinë edhe për grabitje të tjera, si ato të marketeve. Ata tashmë ndodhen në mjediset e policisë dhe po deponojnë se si ka ndodhur grabitja. Dyshohet se ata bëjnë pjesë në një grup, që ka kryer të tjera grabitje në kryeqytet.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›