Flamuri serb para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës- VIDEO
PRISHTINE - Në YouTube është postuar një video, në të cilin një serb shpalos flamurin e Serbisë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë. Siç shkruajnë mediat e Serbisë, videoja është xhiruar më 24 korrik, ndërsa serbi Slobodan G., është shoqëruar në polici pas këtij akti.
Autori i videos thotë se në ditët në vazhdim do të postojë xhirimet e vënies së biografisë “së vërtetë” poshtë pllakës përkujtimore të Açif Hadziahmetovicit në Novi Pazar, që ai e quan kolaboracionist, si dhe të konflikteve me “dhjetëra myslimanë që përfshijnë edhe shkëmbimin e grushteve”, transmeton Kurir.
Ky serb thotë se do të postojë edhe lëvizjet e tij me biçikletë në Junik, Batush, dhe në Koshare - në kufirin Kosovë-Shqipëri - si dhe xhirime nga pjesa jugore e Mitrovicës dhe Deçani.
(er.nu/BalkanWeb)