E Diel, 1 Nëntor 2026

Rodos, piqte në zgarë, shkakton zjarr. Digjen 40 000 hektarë

Një 40 vjecar është arrestuar si shkaktar i zjarrvënies nga pakujdesia në ishullin Rodos, në Greqi.

Ndërkohë që ishulli është në makthin e flakëve të zjarrit, mësohet se 40 vjecari, me profesion ushtarak të shtunën pasdite kishte ftuar miqtë e tij dhe piqte në zgarë. Nga prushi mori zjarr bari i thatë dhe më pas flaka u përhap. Kur panë tymin, personat që ndodheshin në vendngjarje, nxituan ta shuajnë me ujë, por nuk ishte e mundur, sepse flakët u zhvendosën në zonë.

40 vjecari thirri zjarrfikësit, të cilët prej dy ditësh po luftojnë me flakët, të ndihmuar nga helikopterët dhe avionët që hedhin ujë nga ajri. 

Zjarri ka djegur 40 000 hektarë pyje, duke shkaktuar një dëm të pallogaritshëm ekologjik. 

Në kulmin e sezonit të plazhit, kur ishujt janë populluar plot me turistë e pushues vendas, zjarre kanë shpërthyer edhe në Kretë dhe Serifos, ku shërbimet zjarrfikëse punojnë pa pushim për shuarjen e tyre. Një zjarr shpërtheu dje edhe në Agia Marina, ku pushuesit të frikësuar dhe të asfiksuar, u detyruan të largohen nga deti me varka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›