E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, ende pa një datë për krijimin e qeverisë

Kosova mund të bëhet me qeverinë e re që nga fillimi i javës së ardhshme. Ky është premtimi që është dhënë tashmë nga vetë kryeministri në largim për qeverinë e re, Hashim Thaçi.

Skenari aktual është që të hënën fillimisht të konstituohet përbërja e re e Kuvendit dhe të zgjidhen kryetari dhe kryesia e re. Kurse pas një pauze të mblidhet Kryesia e re e Kuvendit dhe ta caktojë kohën e thirrjes së seancës për votimin e qeverisë. Mbetet ndërkaq e paqartë nëse në këtë seancë do të votohet edhe për presidentin.

Sipas mediave kosovare të cilat citojnë burime nga PDK-ja, thuhet s e ka dy opsione për krijimin e qeverisë . E para është që fillimisht duhet që Jakup Krasniqi në cilësinë e ushtruesit të detyrës së presidentit ka legjitimitet që t`i japë mandatin Hashim Thaçit për propozimin e qeverisë ndërsa e dyta është që fillimisht të zgjidhet presidenti i ri dhe mandati të merret nga ai. Kjo çështje, sipas burimeve, do të sqarohet përfundimisht të premten apo të shtunën kur edhe pritet të finalizohet marrëveshja e koalicionit.

Po ashtu, nga të njëjtat burime mësohet se Hashim Thaçi dhe partneri i tij në koalicion Behgjet Pacolli, tashmë kanë caktuar edhe përbërjen e re të qeverisë dhe ndarjen e ministrive, por këtë ata nuk do ta bëjnë publike pa u formalizuar edhe një marrëveshje e shkruar.

Sipas versionit më të ri, kryeministri Hashim Thaçi thuhet se do t`i ketë afër vetes katër zëvendëskryeministra, dy nga PDK, Hajredin Kuçin dhe Enver Hoxhajn, si dhe Mimoza Kusari Lila nga AKR dhe Sllobodan Petroviçin nga SLS-ja. Propozimi i mëparshëm që edhe lista Ibrahim Rugova të japë një zëvendëskryeministër, sipas këtij burimi, nuk ka kaluar dhe se dy poste të zëvendëskryeministrave do t`i mbajë për vete PDK-ja.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›