E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoncaj Puna e KQZ-se totalisht e njeanshme ne favor te PD-se

Tani që është shpallur dhe rezultati, Genc Gjoncaj jep vlerësimin e tij për punën e KQZ-së në procesin e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, beson se Kuvendi I ri do të ndryshojë formulën e përbërjes së KQZ, ndonëse problemin më të madh e sheh te integriteti i personave.
Gjonçaj akuzon KQZ-së se në mënyrë të qëllimshme ka nënvlerësuar dy projektet teknologjike që ishin risitë e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke i sabotuar realizimin e tyre.
Sipas juristit të PS-së në KQZ, shumë nga vendimet e marra nga Komisioni me 4 vota ishin në kundërshtim me Kodit, por socialistët nuk ankimuan në Kolegjin Zgjedhor për të mos rrezikuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›