E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, u shpërthen granata në duar, plagosen tre adoleshentë

Gazeta Shqip

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në zonë e Kombinatit, në rrugën  ”Hamdi Cenoimeri, në Tiranë, për shkak të shpërthimit të një granate. Sipas të dhënave të policisë së kryeqytetit,të miturit me iniciale  A.Xh, A.M dhe F.Xh, të tre 15-vjeçarë, kanë gjetur një ndezës granate dhe kanë nisur të luajnë me të, por lënda plasëse u ka shpërthyer në duar.

Menjëherë është bërë transportimi i adoleshentëve në Spitalin Ushtarak. Mësohet se ata kanë pësuar dëmtime në sy dhe në pjesën e fytyrës për shkak të shpërthimit të papritur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet rreth aksidentit.

4 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, u shpërthen granata në duar, plagosen tre adoleshentë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›