E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba mes të rinjsh,1 i vdekur dhe 1 i plagosur në Lezhë

Një i ri ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur mbrëmjen e sotme në Kallmetë. Mësohet se një sherr mes të rinj në Blinisht të Lezhës ka degjeneruar në shkrehje plumbash, ku është vrarë me armë zjarri 17-vjeçari me iniciale D.B si dhe është plagosur bashkëmoshatari i tij V.M. I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës për marrjen e ndihmës mjekësore.Ndonëse mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, blutë e Lezhës janë drejtuar menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ku dhe kanë nisur hetimet për hedhjen dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›