E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane vdes pasi i bie pema ne koke

Një 54 vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të cuditshëm të ndodhur pranë Shkollës së Bashkuar.

Viktima Gëzim Keci sipas policisë ishte shitës ambulant, në kohën që një automjet me targa të huaja që po udhëtonte me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe më pas ka qëlluar një pemë të sapo mbjellë. Pema është këputur menjëherë dhe ka rënë mbi 54 vjecarin, i cili ndodhej fare pranë vendit ku u përplas makina. Për pasojë ai ka humbur jetën menjëherë.

Ndërkohë që sipas polcisë rrugore edhe drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim në spital.

Kanë mbetur të plagosur gjithashtu edhe shtetasit Armand Tujani, 17 vjec dhe Pajtim Shanaj, 22 vjec.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›