E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja cilët janë librat e rinj në libraritë e kryeqytetit

Autorët shqiptarë qëndrojnë të parët me botimet e reja për këtë javë por jo më të kërkuarit nga lexuesi. Këtë e vëmë re në një prej librarive të kryeqytetit "Albania” në të cilën ka pasur një sërë botimesh nga autorë shqiptarë.
Në radhët e librave të rinj renditen Gazmend Krasniqi me Romanin "Shëtësit e Apokalipsit". Në të përshkruhen njerëzit të braktisur përgjithnjë, edhe nga zoti, njërëz të cilët kanë aftësinë të bëjnë gjithçka, përveç asaj që duhet.
Qazim Shemaj sjell "Lirika të zgjedhura". Poezitë e tij dallohen për mënyrën e trajnimit konkret të jetës. Përmendim poezinë " Daullja e Festivalit" "Kitara" të cilat janë edhe në gjuhën angleze.
"Kulla e Nëmur" e Myzafer R.Berberit, me këtë roman autori e ka pasuruar krijimtarinë e tij dhe letërsinë tonë me një vepër, me një arkitekturë origjinale që në këtë vështrim ndryshon nga veprimtaritë e e tjera të autorit
"Arbëreshët e Italisë (1413-2007) Antologji me shkrime nga autorë francezë e sjell të përkthyer Fataq Andrea . Histori, gjuhë, letërsi, Art e kulturë, udhëshkrime , portrete , vjen si vëllim i dytë i Antologjisë " Pena të arta franceze për Shqipërinë 1332-2007. Ky botim vjen me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë nga Ministria e Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar.
"Parajsa e gogolëve", titulli i parë në shqip nga Daniel Pennac i cili dallohet nga disa element si humori i hollë, dhembshuria dhe dashuritë e një personazhi të veçantë dhe të familjes së tij të pazakontë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›