E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vetëvritet ish-oficeri i policisë


TIRANE- Një ish-oficer policie, tashmë biznesmen i ka dhënë fund jetës dy net më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Në moshën 72 vjeçare, Beqir Ahmetaj, është hedhur nga ballkoni i apartamentit të tij në katin i pestë të pallatit ku banonte prej vitesh. Veprimi i të premtes ishte i dyti brenda javës, kur ish- oficeri Ahmetaj u mundua të vriste veten nëpërmjet kësaj forme. Një tentativë vetëvrasjeje viktima tentoi ta kryente edhe disa ditë përpara ngjarjes së të premtes, po në shtëpinë e tij. Herën e parë ai u zbulua në kohë nga familjarët e tij të cilët arritën t'i shpëtojnë jetën Ahmetajt në mënyrë të përkohshme. Për këtë shkak pas ngjarjes së parë të afërmit e ish- oficerit të policisë, u munduan t'i qëndrojnë pranë duke ditur edhe sëmundjen e rëndë nga e cila vuante dhe dhimbjet i kishte të rënda. Të premten pasdite, Beqiri, mundi t'i shpëtonte vëmendjes së të afërmve ndërsa doli në ballkonin e shtëpisë, që nga ku kreu edhe vetëvrasjen. Nga veprimet e kryera në vendin e ngjarjes, policia ka vënë re se viktima kishte marrë plagë të rënda, në trup për shkak të rënies nga lartësia.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›