Tiranë, vijon aksioni antidrogë, sekuestrohen 700 gr heroinë
TIRANE-Policia e Tiranës vijon aksionin antidrogë të nisur një dite më parë, aksion në të cilin sekuestroi 2 kg kokainë.
Mësohet se gjatë një aksioni që është ende në zhvillim është sekuestruar një sasi prej 700 gramësh e dyshuar si heroinë, ndërsa janë vënë në pranga disa persona.
Ndërkaq Policia e Tiranës, nuk jep detaje të tjera rreth këtij aksioni dhe rezultateve të tij.
Kujtojmë se një ditë më parë u sekuestruan 2 kg kokainë gjatë operacionit antidrogë të policisë, dhe në pranga kanë përfunduar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, sekuestrohen 2 kg kokainë, 2 në pranga 2 në kërkim