Tiranë, vijon zjarri në malin e fshatit Priskë
TIRANË-Një zjarr që nisi dje rreth orës 16:00 faqen e malit pranë fshatit Priskë e Madhe në Tiranë vijon edhe sot të djegë pemët dhe shkurret.
Terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarfikëse por edhe te pyjores.
Sipërfaqja që ndodhet në flakë është me pisha e shkurre, ndërsa mësohet se ky territor është djegur edhe më parë. Zona në flakë është e pabanueshme, ndërsa era po favorizon ndjeshëm edhe sot përhapjen e zjarrit.
(d.b/BalkanWeb)