Gjermania zgjat mandatin e forcave të saj në Kosovë
BERLIN - Qeveria e Gjermanisë vendosi të zgjasë edhe një vit mandatin e forcave të armatosura në Kosovë, të cilat ndodhen atje në përbërje të misionit paqeruajtës KFOR-it.
Vendimin e sotëm të qeverisë, deri në fund të muajit duhet ta konfirmojë edhe parlamenti gjerman. Aktualisht, mes 5.700 forcave ndërkombëtare në Kosovë ndodhen 900 ushtarë gjermanë, që përbën edhe kontingjentin më të madh.
Ditë më parë, Bundesveri (Forca Federale Mbrojtëse) ka dërguar 550 forca shtesë në Kosovë, të cilat do të kujdesen për situatën e sigurisë në prag dhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të Serbisë.
Serbia pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale edhe në territorin e Kosovës.
Shpenzimet e zgjatjes njëvjeçare të mandatit të ushtarëve gjermanë mendohet se kapin vlerën e 68 milionë eurove.
(er.nu/rel/BalkanWeb)