Tiranë, vret me grusht 60-vjecarin se i gërvishti makinën të dashurës
TIRANË- Një 60-vjecar është vrarë me grusht pas një sherri që pati si shkak gërvishtjen e një automjeti. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 minuta të ditës së sotme pranë fushës “Ali Demi”, Tiranë.
Viktima mësohet të jetë shtetasi Gëzim Karaj (i cili punonte si saldator). 60-vjecari mësohet se humbi jetën rrugës për në spital.
Burime nga policia e kryeqytetit konfirmojnë se sherri fillimisht ka nisur pasi viktima ka gërvishtur makinën e një femre, më një raft të vjetër të cilën e kishte vendosur pranë automjetit të parkuar. Vajza ka lajmëruar me telefon të dashurin e saj shtetasin Artenc Shehu 30-vjec, i cili në debat e sipër e ka goditur me grushta 60-vjecarin duke i shkaktuar plage te renda që sollën edhe vdekjen.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë ka vënë në pranga 1 orë pas ngjarjes autorin Artenc Shehu 30-vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë.
Materialet për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të metëjshme.
(e.m/BalkanWeb)