Yzberishti pa ujë, UKT: Është verë s’ka reshje, do i furnizojmë me bote
TIRANE- Mungesa e ujit të pijshëm në Yzberisht, ka sjellë edhe reagimin e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, që e justifikon këtë situatë me mungesën e reshjeve gjatë muajve të verës.
UKT thekson se për këtë situatë janë marrë masa organizative për furnizmin me ujë të banorëve me bote. Kjo zonë, thekson UKT furnizohet me ujë nga stacioni i Bërxullës, që ka 9 puse, por që për shkak të mungesës së reshjve niveli i tyre ka rënë.
Sipas UKT-së Yzberishti është një zonë në zhvillim, e planifikuar për pallate 10 katëshë ku deri më tani janë ndërtuar 78 të tilla. Për furnizim me ujë të kësaj zone janë planifikuar si dhe janë duke u realizuar shumë projekte nga Komuna Kashar dhe UKT.
(m.a/News24/BalkanWeb)