E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane vritet me bombe palestinezi

Një bombë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtëpi që ndodhet pas Ambasadës Amerikane këtu në Tiranë.

Të dhënat e para flasin se një palestinez nënshtetas izraelit humbi jetën. Policia e kryeqytetit është ende duke hetuar për këtë ngjarje të rëndë.

Viktima, 43-vjeçari Anuar Rizi, punonte si ekonomist në fabrikën e çimentos në Krujë. Një granatë ka shpërthyer në çastin kur viktima ka hapur derën e jashtme.

Pas shpërthimit viktima pësoi plagë shumë të rënda. Pas ngjarjes palestinezi i plagosur rëndë është transportuar në Spitalin Ushtarak, por humbi jetën gjatë rrugës.

Policia bën të ditur se atentati ka ndodhur për shkak të detyrës dhe po heton konfliktet e firmës.

Vrasje
Kamëz, luftë për udhëtarët
Vritet një shqiptar në Athinë
Shkodër, vrasje në fshatin Hejmel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›