E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane vritet me thike nje 40 vjecar

Nje 40 vjecar humbi jeten ne oret e mbremjes pasi kishte marre plage te renda ne trup gjate nje konflikti ne nje lokal ne Laprake.

Policia sqaroi se ngjarja ndodhi ne zonen e njohur si Pallatet e Malajzianit. Policia e cila u lajmerua nga kalimtare te rastit pak caste pasi kishte ndodhur vrasja u vu menjehere ne ndjekje te autorit te krimit Ferat Skataj duke e arrestuar ate ne Kamez.

Sipas hetimeve paraprake te policise autori i krimit dhe viktima kane qene kliente ne te njejtin lokal dhe kane filluar te konfliktohen. Me pas autori i vrasjes Skataj ka nxjerre thiken duke e goditur disa here ne trup shtetasin Petrit Mataj. Ai ka plagosur rende edhe shtetasin Dritan Murati i cili hyri ne konflikt per te ndihmuar viktimen.

Te dy te demtuarit u derguan menjehere ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku njeri humbi jeten ndersa shtetasi Dritan Murati vazhdon te jete ne gjendje te veshtire shendetesore.

Pasi ka kryer vrasjen 34 vjecari Skataj eshte perpjekur ti fshihet policise por nuk ka mundur dot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›