E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjosa permbyt Vloren e Fierin

Harta e permbytjeve po zgjerohet edhe ne jug te vendit. Lumi Vjosa doli nga shtrati duke shkaktuar permbytje ne Fier dhe me vone edhe ne Vlore. UPDATE

Ne fshatin Ferras per shkak te prurjeve te shumta te ujit dhe carjes se argjinatures se ndertuar dy ditet e fundit jane permbytur mbi 15 banesa.

Banoret duke pare kercenimin nga uji jane larguar menjehere duke shpetuar cfare te mundnin. Si rezultat mbi 500 hektare toke bujqesore ne Fier jane nen uje. Jashte pune ka dale dhe stacioni i pompimit nderkohe qe Shtabi i Emergjencave po punon ne ngritjen e nje argjinature ne Uren e Mifolit. Pese banesa te ndertuara pas viteve 90-te ne afersi te kesaj ure jane rrethuar nga uji.

Vershimi i ujit ka prekur me vone edhe qytetin e Vloees. Ne oret e para te mengjesit eshte bllokuar ne tre kilometra aksi qe lidh Selenicen me Vloren i cili ka qene i pakalueshem gjate gjithe paradites.

Ne Novosele jane permbytur me dhjetera banesa te ndertuar ne buze te lumit dhe qindra hektare te tjera toke. Fatmiresisht banoret e kercenuar ne Novosele kane braktisur me pare shtepite e tyre cka ka shmangur demet ne njerez dhe blegtori.

Prurjet e Vjoses u rriten ndjeshem gjate oreve te nates duke bere qe ujrat te dalin nga shtrati ne mase te konsiderueshme. Shtabi i Emergjences ehste mbledhur e ka qene ne gatishmeri qysh pasditen e djeshme.

Sipas drejtuesve te shtabit aktualisht situata eshte nen kontroll dhe rreziku me i madh ka kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›