Vrau taksistin Arrest me burg per Sinan Proden
Gjykata e Tiranes ka caktuar masen e arrestit Burg pa afat per shtetasin Sinan Proda i akuzuar per vrasjen e fqinjit te tij pas nje zenke qe kane pasur mes tyre femijet. Masa e arrestit eshte zhvilluar ne kushte spitalore ku Proda ndodhet i plagosur pas perleshjes me fqinjin e tij Dritan Selimi ku nuk mungoi edhe perdorimi i thikave. Referuar ngjarjes se nje jave me pare e cila pergjaku Naten e Bardhe mesohet se dy femijet jane grindur me njeri-tjetrin. Pas sherrit ata jane ankuar te prinderit e tyre ne lidhje me gjithcka qe kishte ndodhur. Dritan Selimi 38 vjec lindur ne Tepelene dhe banues ne Tirane pasi eshte vene ne dijeni nga djali i tij per zenken disa minuta me vone kur ka dale jashte baneses qe ndodhet ne rrugen Medar Shtylla te Komuna e Parisit ka hasur femijen qe eshte fqinj i tij. Mesohet se Selimi e ka qelluar ate me shpulle. I mituri eshte ankuar tek i ati i tij Sinan Proda 45 vjec lindur ne Sarande dhe banues ne Tirane. Ky i fundit sapo ka marre vesh qe femijen e tij e kane qelluar ka marre thiken e ka zbritur nga banesa e tij. Pasi ka pare fqinjin e tij ata kane nisur te debatojne. Gjate sherrit kane marre pjese edhe fqinje te tjere.