Korçë, bie rrufeja, vdes 47-vjeçari
Një 45-vjeçar korçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi është goditur nga rrufeja. Ngjarja ndodhi në fshatin Rov, të Korçës, ku Qani Usha, po kthehej në banesë pas punës në arë.
Gjatë rrugës ai është goditur nga një rrufe që i ka marrë jetën. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është gjetur nga familjarët, të cilat kanë lajmëruar policinë për ngjarjen. Burimet policore kanë deklaruar se paraprakisht dyshohet se viktima mbante në dorë një vegël bujqësore, çka dyshohet të jetë bërë përcjellëse e shkarkesës elektrike të rrufesë.
5 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Korçë, bie rrufeja, vdes 47-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email