E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel: Bashkia prish murin e televizionit “Mat”

Një aksion i Bashkisë së Burrelit, ka prishur murin e ndërtesës në të cilën operon televizioni Mat. Drejtuesit e televizionit pretendojnë se godina është një ndërtim me leje dhe ky akt është vetëm një kundërpërgjigje e kreut te baskisë. 

BURREL- Policia bashkiake e Burrelit ka prishur sot murin e godinës së televizionit Mat. Aksioni është ndërmarrë nga policia e rendit dhe ajo bashkiake, pasditen e sotme.
Drejtuesit e televizionit Mat kanë hedhur akuza kundër bashkisë së qytetit duke pretenduar se prishja e murit nuk është gjë tjetër vecse kundërpërgjigjja e bashkisë për qëndrimin që ka mbajtur televizioni kudrejt tyre.
Drejtori i televizionit , Vani u ka dërguar një letër krerëve të institucioneve duke thënë se Bashkia po hakmerret për denoncimet e aferave korruptive të Bashkisë nga ana e televizionit. Për më tepër drejtori Vani ka deklaruar se godina 3 katëshe nga e cila operon televizioni Mat është një ndërtesë me leje të rregullt ndërtimi. Sipas tij urdhri për prishjen ka adhur nga kreu i bashkisë së qytetit për tu hakmarrë ndaj televizionit.

(e.n News24/ Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›