Tirane zbulohet nje varr antik i shekullit te trete

Tirane 20 Shtator 2010 NOA - Nje varr antik eshte zbuluar ne oborrin e nje banese private ne fshatin Baldushk gjate germimeve per hapjen e nje pusi. Varri ishte i ndertuar nga 5 pllaka prej guri te periudhes romake dhe zbulimi i tyre beri qe pronari i tokes te nderprese menjehere punimet e te njoftoje Institutin e Arkeologjise.
Besnik Bali tha per tv Klan se gjate germimeve per nje pus u vune re keto pllaka dhe shtoi Nderpreva punimet dhe u lidha me Institutin e Arkeologjise dhe vendosa qe pusin te mos e ndertoj me ketu.
Sipas vleresimit te pare te arkeologeve Stelat e Varrit me permasa te peraferta 1.5 me 0.5 metra i takojne shekullit te dyte ose te trete pas Krishtit. Ato jane transportuar nga nje qytet romak sic mund te jete Durresi rreth vitit 225.
Arkeologu Skender Mucaj pohon Kemi te bejme me 5 stela varri te periudhes romake. Ato jane te importuara nga nje qytet tjeter dhe ky proces eshte i njohur per arkeologet. Gjendja e gurit gelqeror na ben te mendojme se kane qendruar ne zone bregdetare.
Brenda varrit jane gjetur edhe disa arme lufte te cilat deshmojne se varri i takonte nje banori te zones i cili ka sherbyer si luftetar. Zbulimet ne Baldushk nuk jane surprize per arkeologet edhe pse kjo zone eshte pothuajse e paprekur nga ekspeditat.
e.r/NOA