E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në një banesë dykatëshe tek ish-Fusha e Aviacionit

TIRANË- Zjarr në një banesë në kryeqytet. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur sot rreth orës 12.10, në një banesë dykatëshe tek ish-Fusha e Aviacionit.

Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shurjen e flakëve. Fillimisht zjarrfikëset e kanë pasur të vështirë shuarjen e flakëve, pasi shtëpia ndodhej mes rrugicave shumë të ngushta.

Sipas gazetarit të News 24, Spartak Koka, i cili ndodhet në vendngjarje janë dy zjarrëfikëset që po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa shton se zjarri ka rënë në katin e dytë. Banesa e përfshirë nga flakët është në pronësi të shtetasit Haziz Buci, ndërsa vetë familjarët dyshojnë se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike nga prizat e katit të dytë.

Mësohet gjithashtu se dëmet materiale në këtë shtëpi janë të shumta, por fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.

Pritet që ekspertët e zjarrfikësve dhe grupi hetimor i policisë të nxjerrin edhe shkaqet e rënies së zjarrit, pas hetimeve të nisura në vendngjarje.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›