E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një banesë në rrugën “Ferit Xhajko”

Një zjarr ka përfshirë sot një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur për “Ora News” nga drejtori i zjarrfikëseve Haki Hoxha i cili ka theksuar zjarri ka rënë në dhomën e gjumit të një apartamenti por fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri.
 

Sipas tij nga zjarri ka vetëm dëme materiale pasi dy zjarrëfikëse të cilat kanë arritur menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
 

Hoxha gjithashtu ka theksuar se dyshohet zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›