Bulku Trotuaret ne Tirane te thyer dhe te rrezikshem per jeten e qytetareve
Deputetja demokrate Rajmonda Bulku reagoi sot ndaj Bashkisë së Tiranës, e cila sipas saj po rrezikon cdo ditë e më shumë jetën e njerëzve me gjendjen aktuale në të cilën ndodhen trotuarët e kryeqytetit.
“ Trotuaret në Tiranë janë të thyer dhe të rrezikshëm, veçanërisht për nënat me fëmijë të vegjël dhe personat me aftësi të kufizuar.
Numri i përgjithshëm i personave me aftësi të kufizuara në kryeqytet është 5.200 persona, por shumicën e tyre, ne nuk i shohim të dalin në trotuaret dhe rrugët e Tiranës. Arsyeja e vetme është se trotuaret dhe rrugët nuk i kanë facilitetet e duhura për lëvizjen e tyre. Është e turpshme që për këta persona, Tirana të jetë një “zonë e ndaluar”.
Trotuaret e rikonstruktuara nga Bashkia janë të ngushta, më pak se një metër. Standardet e përcaktuara me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr 722, 1998, për rikonstruksionin e trotuareve janë shkelur hapur (edhe pse kur eshte marre vendimi, në 1998 Rama ishte anëtar i Këshillit të Ministrave, si Ministër i Kulturës).
Shumica e trotuareve në Tiranë janë kthyer në bare dhe restorante. Rama i ka dhënë lejet për të ushtruar këto aktivitete, vetëm e vetëm, për të vjelë sa më shumë taksa. Por këto leje, u shkaktojnë probleme të mëdha në lëvizje qytetarëve dhe ulin sigurinë e jetës së tyre.
Kështu ndodh kur kemi një kryebashkiak që nuk kujdeset për qytetarët, por vetëm për politikën kombëtare. Kjo situatë duhet të marrë fund. Na duhet një kryebashkiak për Tiranën”, është shprehur deputetja demokrate, Rajmonda Bulku.