E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, sekuestrohen 1 kg kanabis, katër persona në pranga

Uniformat blu të qytetit të Fierit pas një operacioni antidrogë, mesditen e sotme kanë mundur të sekuestrojnë 1 kg kanabis sativa.

Ndërkohë si rezultat i këtij aksioni është bërë i mundur arrestimi i katër personave. Personat e arrestuar gjatë këtij operacioni anti drogë ende nuk bëhen të ditura, kjo si pasojë e hetimit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se lënda narkotike u gjet pas kontrollit në lagjen “ 8 shkurti”.
Mësohet se policia ka nisur hetimet ndërsa materialet do i kalojnë më tej Prokurorisë së Rrethit për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›