Tiranë, zjarr në një fabrikë këpucësh në Shkozë
TIRANË- Një zjarr përmasat e të cilit nuk dihen ende ka përfshirë pasditen e sotme rreth orës 18:40 një fabrikë këpucësh në zonën e Shkozës, në kryeqytet.
Zjarrfikësit dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij.
NGJARJA
Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri ka rënë në një makineri e cila përhap energjinë në pjesët e tjera, e cila ka shpërthyer duke alarmuar punonjësit e pakët, që ndodheshin sot në fabrikë.
Me të parë zjarrin katër punonjës janë përpjekur ta mbajnë atë në kontroll për rreth 15 minuta, me mjete rrethanore të fabrikës, ndërsa më pas kanë ndërhyrë dy makina zjarrfikëse të cilat kanë lokalizuar vatrën e zjarrit.
Përhapja e flakëve përbente rrezik, pasi në afërsi të vendit ku ra zjarri ndodheshin edhe magazinat me këpucë e mallra të tjera.
(vijon)