Librazhd, vetëvaret babai i tre fëmijëve,s`dihen shkaqet

Gjendet i vetëvarur babai i tre fëmijëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pishkash të rrethit të Librazhdit ku 50-vjeçari Xhevat Gjymenga i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë në afërsi të banesës së tij.
Ka qënë bashkëshortja e viktimës ajo e cila e ka gjetur të vetëvarur 50-vjeçarin 100 m larg banesës së tij dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.
Nuk dihen ende shkaqet e vetëvarjes së tij por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.