Zjarr në dy banesa tek zona e Brrylit, shoqërohet 1 person
TIRANË- Dy shtëpi njëkatëshe në zonën e Brrylit janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Afërsia mes tyre ka bërë që flakët të përhapen edhe në banesën tjetër.
Sipas Drejtorit të Zjarrfikësve, Dilaver Laci 2 makina zjarrfikëse kanë mbërritur tashmë në vendngjarje, prapa Rozafa Palace, aty edhe ku ndodhen shtëpitë, por ndërhyrja ka qënë disi e vështirë, për shkak të rrugicave të ngushta.
“Zjarrfikësit po shtrinë tubat deri tek shtëpia, pasi është e vështirë që ato të hynë për shkak të rrugicës së ngushtë”, shprehet Laci. Mësohet se janë shtrirë rreth 300 metra tuba, që të mund të ndërhyet për shuarjen e flakëve.
Sipas Lacit, zjarri nuk rrezikoi asnjë person, pasi familjarët janë evakuuar në kohë.
Nga hetimet paraprake, bazuar dhe në dëshminë e pronares së banesës ku ra së pari zjarri, dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka shoqëruar në polici personin e dyshuar ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes
(ma.ar/BalkanWeb)