Tiranë, zjarr në një pallat, evakuohen banorët
Mësohet se zjarri i rënë në katin e tretë të një pallati prapa “Profarmës”, ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Policia ka mbërritur tek pallati në flakë, duke evakuuar banorët, për arsye sigurie. Nuk pati te lenduar ne njerez
TIRANE-Një zjarr që shpërtheu sot një pall të në Tiranë rrezikoi seriozisht disa banesa të tij. Mësohet se zjarri i rënë në katin e tretë të një pallati prapa “Profarmës”, ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilët e kanë lokalizuar në kohë, duke mos e lejuar që zjarri të përhapej edhe në ndërtesa të tjera.
Policia ka mbërritur tek pallati në flakë, duke evakuuar banorët, për arsye sigurie. Fatmirësisht, përveç disa dëmeve të vogla materiale, zjarri nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz.
Para disa ditësh, një tjetër zjarri shpërtheu në Kamëz, ku motiv qe një bombol gazi, ndërsa zjarri i shpërthyer sot tek një pallat pesëkatësh, në zonën e Profarmës në kryeqytet, u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike.
(d.b/BalkanWeb)