E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende asnjë gjurmë për gomonen e humbur

Ende asnjë gjurmë nga gomonia me tre peshkatarët nga Vlora të cilët rezultojnë të zhdukur që prej së dielës. Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato të Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë kanë rifilluar sërish kërkimet për lokalizimin e mjetit lundures. Në operacion po ndihmon edhe një avion italian i specializuar për kërkimet në distancë të largët. Avioni, i cili ka qenë edhe mbrëmë pjesë e operacionit, mund të lokalizojë objektet deri në 10 mijë milje, mund të kërkojë edhe në errësirë si edhe në mot të keq. Tre peshkatarët nga Vlora, Romeo Purizi, Sotir dhe Niko Golaj kishin dalë për peshkim nga porti i Vlorës të dielën më 18 janar. Bashkëshortja e njërit prej tyre, Romeo Pulizit ka njoftuar rreth orës 12: 30 të së hënës kapitenerinë e portit të Vlorës për moskthimin e bashkëshortit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›