Myslimanët protestojnë: Jo karta identiteti pa ferexhe
Nga Ermelinda Hoxhaj
Ditën e djeshme, në gjendjet civile nuk është pranuar që t'u bëhet foto për t'u pajisur me karta identiteti grave myslimane me shami koke. Mblidhen këshillat e xhamive të Tiranës.
TIRANE-Qeveria sërish në konflikt me besimtarët myslimanë. Këtë radhë përplasja ka ardhur për shkak të fotografive që duhet të bëjnë besimtaret myslimane për kartat e identitetit. Pasi, ditën e djeshme, në gjendjet civile nuk është pranuar që t'u bëhet foto për t'u pajisur me karta identiteti grave myslimane me shami koke. Këshillat e xhamive të Tiranës, ditën e djeshme kanë zhvilluar një takim dhe kanë kërkuar që qeveria të parashikojë mënyrën se si besimtaret myslimane, të cilat mbajnë shami, do të fotografohen për t'u pajisur me kartat e identitetit. Kjo pasi shamia është një detyrim fetar, dhe duhet të bëhet dallimi midis shamisë së kokës dhe perçes, sepse ato nuk janë e njëjta gjë. Gjithashtu, katër këshillat e xhamive të Tiranës kanë deklaruar se nëse nuk do të ketë tolerancë në lidhje me këtë çështje, do të ketë radikalizim të qëndrimeve të tyre, deri në protesta. Kjo çështje ka shkaktuar reagime negative te punonjësit e gjendjes civile, të cilët pa një udhëzim zyrtar, nuk kanë pranuar të fotografojnë besimtaret me shami. Ndërkohë që qeveria pretendon se ligji për pajisjen e kartave është bërë duke iu referuar standardeve europiane, drejtuesit e saj nuk kanë parashikuar rastet e tilla, duke shkelur kështu të drejtën kushtetuese të qytetarëve për t'u pajisur me dokumente identifikimi. Një shtet tjetër europian, me një përqindje më të vogël të besimtarëve myslimanë, siç është Mbretëria e Bashkuar, i ka parashikuar rastet në fjalë, madje në bashkëpunim dhe me komunitetin mysliman në këtë vend, është rënë dakord për mënyrën se si do të fotografohen gratë myslimane. Shqipëria, me rreth 70 për qind të popullsisë myslimane, nuk i jep zgjidhje këtij problemi. Madje, kryetari i Komitetit të Kulteve, Rasim Hasanaj, i cili ka dhe kompetencën për të zgjidhur konfliktet e mundshme mes shtetit dhe komuniteteve fetare, u shpreh qartë se, "është objekt i punës të atyre që pajisin qytetarët me këtë dokument, të cilët janë të detyruar të zbatojnë ligjin". Sipas komunitetit mysliman, qeveria nuk ka nxjerrë asnjë kriter se si mund të pajisesh me këto karta identiteti. Nuk është dhënë asnjë sqarim më parë se si do të ishin fotot që do të përdoreshin për këto karta. Por, ndërkohë, zëvendësministri Ferdinand Poni, ka deklaruar se: "Personi duhet të dalë në fotografi i zbuluar dhe fytyra duhet të jetë e plotë, pa buzëqeshje. Mbulimi i një pjese me perçe mbulon një pjesë të elementëve të sigurimit".
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)