Tiranë, vonojnë zjarrfikëset, njëperson hidhet nga kati i 4-t
Të tjera rreth shkrimit FOTO /Pallati tek Pediatria, që u përfshi nga flakët
TIRANE- Një apartament në katin e katërt të një pallati pranë spitalit të fëmijëve në Tiranë, në rrugën "Kongresi i Manastirit" është përfshirë nga flakët. Menjëherë nga banesa dhe pallati janë evakuuar banorët, ndërsa nga flakët e zjarrit një person ka mbetur i plagosur rëndë. Mendohet se zjarri është pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Në momentin kur flakët e zjarrit kishin përfshirë apartamentin, për shkak se zjarrfikësja po vonohej, një person i përfshirë nga flakët është detyruar të hidhet nga kati i katërt për t'i shpëtuar zjarrit.
Disa banorë kanë hapur tendën e një agjencie funerale që ndodhej në katin e parë dhe i kanë bërë thirrje që të hidhej sepse do ta prisnin. Personi i shpëtuar nga tenda e agjensisë funerale është djegur në rreth 60% të trupit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së Tiranës dhe zjarrfikësja. Në apartamentin pranë pediatrisë së kryeqytetit, dy zjarrfikëse ndërhynë për neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Po në kryeqytet, një tjetër objekt është përfshirë nga flakët e zjarrit në Kamzë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)